Saturday, May 4, 2013

UDHETIM MES PUKES DHE SHEN GJINIT-EPISODI I TRETE









































"FARMACIA E NATYRËS NË LUF TË PUKËS."

- nga Andi Bica 

 

Afro 150 kilometra larg Tiranës fshati Kqirë në rrethin e Pukës ofron një pamje tjetër nga komunat e harruara dhe braktisura nga papunsia dhe kriza e tokave djerrë.
Në disa vjet banorët kanë arritur të qerasin mijra vizitorë që kalojnë transit nga Evropa për misionet humanitare dhe turizmin në Alpet e Shqipërisë. Rastësia mund të jetë jo vetëm mbret por një princeshë si Elizabeta e ardhur nga Gjermania me një prejardhje fisnike austriake. Në stilin e veshjes duket si një vizitore e thjeshtë dhe në veprime një zonjë e apasionuar me bimët natyrore dhe cajrat. Ajo është e befasuar nga kujdesi dhe meraku i dy organizatorëve famullitarit Italian Dom Xhovanit dhe kolegut të tij administrator i qendrës humanitare Dodë Marinaj. Të dy janë realizuesit e kësaj ideje që ka gjeneruar të ardhura dhe nvetpunsuar shumë familje në fshatin malor. Dom Xhovani flokverdhë e sykaltër një mesoburrë mikpritës me një shqipe të folur mirë është prifti katolik që rri veshur civil me këmish dhe pantallona stofi duke u kujdesur për një proces të gjatë bujqësor dhe ushqimor. Si një teknolog dhe kimist i suksesshëm me dijet e trashguara nga shkenca e fretërve katolikë në mbarë Perëndimin ai na zbulon përvojën pukiane.


-Prej sa kohësh ka nisur ky aktivitet i suksesshëm i banorve të fshatit Kçirë?

Dom Xhovani .-Mirsekeniardhur. Une tash bej 13 vjet qe jam në Shqipëri dhe në Pukë.
Afërsisht krejt kohën e kam kaluar këtu dhe sinqerisht ndihem mjaft I kënaqur dhe mjaft i lumtur që veproj dhe e realizoj misionin tim në këtë popull.
Është një popull që meriton kujdes, bashkpunimin, drejtimin me të cilin mendoj edhe në të ardhmen mund të realizoj dicka të bukur.

-Si arritët ti organizonit gjithë banorët për të vlerësuar atë cfarë kanë dhuratë nga natyra e Pukës?

-Populli i këtij vendi e ka meritën sepse mbas komunizmit edhe me vështirsi edhe pa përkrahjen e duhur nga ana e shtetit ka mbrojtur e ka ruajtur tokën që dikur ka qenë e kishës dhe njerzit kanë thënë se i takon Kishës. Kur kam ardhur këtu ishte viti 99. Mua më kanë dorzuar jo vetëm një kishë por territorin përreth dhe unë fillova të mendoj si mund ta përdor për të mirën e këtij populli këtë pasuri që mu dha. Pa pasur një plan të përcaktuar por duke ndjekur drejtime të ndryshme gradualisht kemi ndërtuar këtë realitet që pa asnjë krenari shpresoj mund të jetë interesant edhe për shumë vende dhe situata të tjera.

Njerzit këtu kanë mësuar se nuk duhet të presin ndihmën e dikujt tjetër me dal prej situatave të tyre.
Prej varfërisë, prej halleve, prej vështirsisë që kanë , por duhet të shfrytzojnë aftësitë që kanë dhe duhet t’i shoqërojnë dhe mundësit që u jepen në jetë bashkë me këto e kanë me u vënë në lëvizje.
Ne i kemi krijuar mundësinë që gjithshka të marri një drejtim. Një drejtim me pak mentalitet sipërmarrës dmth nuk prodhojmë dicka që nesër duke gjetur tregun dhe duke plotësuar të gjitha kërkesat që lidhen me prodhimet do të gjejnë mbështetjen e atyre që punojnë në këtë zonë dhe në këtë famulli. Njerzit kanë mësuar edhe se ndihma e dhënë nuk është vetëm ndihmë për emergjencën por është një ndihmë e vijueshme dhe është një ndihmë që nxit vënien në punë dhe aftësitë e tyre.

-Cili ka qenë produkti i parë shqiptarë që dha shkëndijën e kësaj ideje?

Në fakt si është për të thënë kur kam ardhur në Shqipëri nuk e kam ditur se do të merrem edhe me këtë punë. Unë them Zoti porse njerzit thonë rasti për ata që nuk besojnë. Është dija hyjnore që na orientoi. Menjëherë mbas luftës së Kosovës , Puka ishte afër. Një komandanti i KFORI-t na dhanë mbeturinat e kuzhinës që ishin dhe disa derra për tu rritur. Vetëm e kishim kultivuar dhe vënë në punë tokën që na e dhanë. Menduam që mund të vejmë dhe aftësitë e njerzve ne lëvizje. Unë vetë jam nga Veriu i Italisë dhe atje cdo familje prodhon vetë sallameri dhe përpunon mishin në shtëpi të vetë.Thjesht kam sjellë këtu disa njerëz që na e kanë mësuar këtë dhe kemi filluar të prodhojmë vetë disa prodhime që lidhen me këtë sektor.
Nëpërmjet një projekti me Karitasin dioqezian ka filluar edhe kultivimin e bimëve mjeksore dhe ata që kemi këtu janë disa shembuj me rritjen dhe përpunimin e bimëve mjeksore dhe të arrijmë të përgatisim cajra të ndryshme bio për shëndetin e njerëzve. Është një arritje që e kemi akoma përpara, natyrish nuk është e kryer si punë por jemi në atë rrugë.

-Pra, kemi dhe një parcelë me bimë nga më ftueset?

-Një pjesë janë bimët tradicionale që rriten dhe spontanisht në zonat pllajore. Falë ndihmës edhe të agronomëve që na kanë drejtuar këtu kemi dhe barin e bletës, barin e pezmit që përdoret për larjen e lëkurës kur kemi shqetsim, kemi finokun që përdoret për larjen e këmbëve, këtu kemi lavandulan që përdoret si caj dhe aromatizues në rafte largon insektet, kemi dy varietetet e sherebelave dhe e dimë që në Shqipëri kultivohet prej vitesh. Kemi si qëllim jo vetëm mbledhjen por kultivimin për konsum. Ja ku kemi dhe lisnan për caj për gripin, ja dhe dy rigonet I bardhi urigono italisht për pica dhe i kuqi që mblidhet spontanisht që ne e njohim për antigripin si aj mali.
Lulet e të bardhit kanë qenë mbledhur. Diku më tutje është vendi I tharjes dhe përpunimit e më vonë kur vjen momenti ambalazhimin e duhur.

-Në pemishte paskemi dhe kivi një cudi shqiptare. Si është rritur edhe këtu?

U bënë disa vite që e kultivojmë dhe nuk pyesin për klimë. Është një lloj fruit që nuk ka nevojë të konsumohet në afat të shkurtër. Mblidhen pak para se të fillojë ngrica dimërore. Kur mblidhen ato ruhen në një vend të freskët edhe për 2-3 deri 4 muaj.
Kur ke nevojë me i përdorë i përzien me nja dy kokrra molle cdo 10 kokrra kiëi dhe molla vetvetiu lëshon një lëng që e bën gati të piqen. Mund të prodhohet edhe me sasi të mëdha e me I konsumuar në kohën e duhur.
Shiko kemi dhe surprizën e fundit që nuk duket se sapo e kemi filluar.
Kam dhe poncirius trifoliatus një frut që nuk është akoma në treg. Është një frut që vjen nga zonat veriore të Amerikës. Sapo ka filluar të përhapet në Itali. Ne këtu kemi filluar me i mbjellë për me provuar a bën a s bën për këto zona dhe tia servirim tregut dhe të gjithë atyre që kanë dëshirën e mirë dhe janë gati me bashkupunuar me ne.

-Dodë me sa shihet këtu është magazina e produkteve natyrore. Cilat janë më të pëlqyerat nga vendasit dhe të huajt?

Lavandula është një bimë mjeksore që rritet në gjithë Shqipërinë madje në zonat fushor më mirë se këtu por nuk është e aplikuar.
E kemi përpunuar dhe kjo është thjesht lulja. Është jashtzakonisht fantastike për rrugët e frymarrjes dhe me pak qese që e lejojnë ajrin mundesh me e vendosur në dhomën e gjumit lehtson gjumin dhe mbyt tenjën e rrobave në vend të kimikateve dhe është parfumi më i mirë e është bio. Përdoret edhe në formë caji për frymarrjen dhe dhimbjet e kokës.

- Z. Xhovani si funksionon kjo punishte?

Koncepti këtu është vendi për punë ku në një anë është mishi dhe prodhimet bujqësore me recelrat. Kemi dhe vendin e tharjes në kushtet e duhura. Kemi dhe bodrumin që në mënyrën e sjellë këtu është dicka e re.
Historikisht mendoj se këtu në Pukë për shkakun e varfërisë njerzit kur kanë ndërtuar një shtëpi vetëm e kanë ndërtuar shtëpi. Edhe pjesën nëntoksore nuk e kanë prekur.
Unë vij nga një traditë ku cdo shtëpi ka bodrumin e vet.
Atje ruajnë ushqimet, atje zhvillojnë pjekien e ushqimeve. Këtu I përsërisim si ajte. Njerzit e kanë vështruar me kujdes dhe kanë menduar sit a zbatojnë nëpër shtëpitë e tyre. Dhe për mua kjo është një rezultat mjaft i rëndsishëm.


- Po reçeli i boronicës si pregatitet?

Këtu në këto makineri përpunohen recelrat.është brumatriçja që ndan lëvoret, farat, tulin nga bërthamat e frutave, është kazani për gatimin me ujë me avull në mënyre që gatimi që të jetë sa më me kualitet, është këtu makineria që automatikisht me peshën e duhur mbush kavanozat dhe atje në fund makineria jep sterilizimin përfundimtar. Kavanozi i recelit ruhet në cilsinë ushqimore edhe për tre vjet më vonë nga procesi e garanton edhe përdorimin personal.
Këtu kemi makineritë me punuar mishin me mbushë zorrët për salcice dhe produkte sallamerie.

Jemi në dhomën e proshutave krudo në bodrum. Kofshët e derrit nderen në cengela dhe qëndrojnë prej tre vjetësh në stazhionim në temperaturën dhe lagshtirën e duhur.

-Provojme ti lëkundim si ‘‘këmbana” të gustos. Për kë bien këto këmbana proshute Dom Xhovani?

Për të gjithë ata që dëshirojnë të shijojnë një prodhim të ri për vendin. Mund të krahasohen në shije me disa produkte italiane të njohura në Kremona që na kanë frymzuar këtë përpunim. Shpresojmë që kumbimi i tyre të zgjati në kohë.

Duke dalë prej komunës Luf nga rruga e Shkodrës dhe përshkuar itinerarin e mësuesit të njohur në vitet 30-të si dhe poetit modern Migjenit, aroma e pishave na fshik flegrat e hundëve me dijet si një kujtesë e fshirë nga koha.
Nga latinishtja Pukë do të thotë rrugë publike dhe me sa shihet kjo rrugë tregtare nuk është ndërprerë edhe në shekujt që vijuan deri sot si para mijra vjetësh, si një qendër e edukimit katolik të rajonit dhe vendi nga u krijua skulptura më e vjetër me rrëshirën e pishave në vargmalet të ulëta. Forma e saj të shpie patjetër tek një grua që ndan ujin dhe bukën e mirë në sofër për miqtë vizitorë.




Gazeta AGON

Sezoni televiziv-2012-13
Programi Arome Shqiperie.














No comments:

Post a Comment