Shtrat dashurie mbi fletët e brejtura të fermanëve. – Nga Andi Bica
….dhe Ashikët e qytetit të Bardhë-
Udhëtimi drejt qytetit të “Kodikut të Purpurt “, zë fill që prej odës së miqve të këngës romantike beratse. Romanca fillon zëshëm tek Pali, ndjekës i ritit të ashikëve të krijuar nga muziktari Shyqyri Fuga mik Isuf Myzyrit për nga krijimtaria madje dhe më i talentuar deri diku në improvizime poetike.
Pali Brenda Konakut të tij beratase, realizuar ndjeshëm brenda kufijve të një lokali pranë kolonave tek pazari i ri, mes miqve të këngës nis rrëfenjat për personazhe si Kiz Balukja dhe Al Baboçi që duken si të arratisur nga një ekran kinemaje nga filmat e Frenk Sinatrës apo më herët në vitet e arta tridhjetë të shekullit të shkuar. Të thjeshtë në zanate dhe aktorë në këngëtim pa mënjanuar bëmat e beqarisë nga njëri qytet në tjetrin edhe nën hijen dhe syrin e vëmendshëm të diktaturës. Sipas Palit çelsi i shpëtimit prej ngatrresave me bukuroshet e serenatave qenë bujaria për ti ndihmuar direct vajzat dhe gratë “muza” që ju dhuronin xixa fantazie për këngët si dhe butësia e shfaqur deri në detaje dhe veprimet më delikate.
Mes kitarave, rakisë së zgjedhur dhe himnit “Asaman o trëndafil” pjestarë të këngës qytetare beratase Pavli Shkarpa së toku me anëtarë të tjerë të korit si Andrea Ndreçka dhe matematikani Vasil Lino tregojnë sesi para disa qindra vjetëve gjatë perandorisë otomane Berati si qendër e rajonit ishte dhe krijuese e shumë këngëve lirike të njohura sot si në qytetet e Shqipërisë po aq edhe të huazuara dhe të përshtatura në shumë vende të Ballkanit.
Nisem nga tryeza e ashikëve i veshur me kostumin e këngës qytetare. Është i padukshëm por ndjehet si parzmore tingujsh; pasi kësaj here stilistët e kësaj mode më pasuruan në motive dashurie dhe histori njerzore.
Pas disa orësh udhëtimi pak të vështirë nga Lushnja deri në Urën Vajgurore befasia qëndron se mund të shkosh komod në çdo fshat të humbur me rrugë të asfaltuar; por vetëm për tek qyteti i 1001 mundimeve të Onufrit, ashtu si pelegrinët drejt Jeruzalemit të duhet ta ndjesh veten si kalorës mesjetar për nga fushgropat dhe rruga e sakatuar prej babëzisë 20 vjeçare të shtetarëve.
Pas disa orësh vjen dhe çasti triumfal. Hyrja në qytetin e legjendave të befason me vitalitetin dhe arkitekturën e veçantë .
Ura me nëntë harqe, dy lagjet e ndara nga lumi i lotëve të bukuroshes Kala ; Mangalemi dhe Gorrica të ftojnë vrapthi në eksplorim. Asnjëherë pamja nuk është e njëjta. Tomorri dhe Shpiragu në miniaturën e dy lagjeve historike duket sikur të tërheqin për jake në dilemën prej nga duhet t’ia mbash në itinerarin e një dite krejt ndryshe. Vetë simbolika e emrit të qytetit të bardhë, më është shpjeguar mëparë nga inxhinieri dhe drejtuesi i forumit “Antipatrea” Pavli Shkarpa , për lidhjen me komunitetin dhe ndërtimet hebraike. Një version tjetër mesjetar janë fermanet si dhe urdhëresat e Portës së Lartë të quajtura Berate.
Pa u ngjitur shumë lart në turet e zakonta alpinistike të guidave mbi kodra, përzgjedh rrugën kryesore; nën tingujt si kolonë e brëndshme zanore këngën e ashikeve “ç’e mora përpjetë Kalanë”.
Kthesa më impresionuese është lagjia e kompleksit monumental otoman nën kalanë. Guida më e mirë është miku me të cilin dialogoj kohëndalur; dashnori Evliha Çelebiu i prurë nga vepra e dijetarit Vasfi Samimi; një tjetër dashnor i Kosovës bukurore. Udhtari i argëtimeve të pandalura ose reporteri perandorak para treqind vjetëve, preku dhe shijoi shumë tryeza në mbarë kufijtë e perandorisë së sulltanëvedhe na ofroi këtë fushë pamje gravure për Beratin e shijeve të shtresëzuara.
Në gjurmët e mbetura aktuale shikon si në ekranin e një kinemaje fotot bardhë e zi të një stili jetese të lartë për kohën.
Nga dorshkrimet e Çelebiut; njeriut novator e kurajoz që arriti te fluturojë i pari në Botën e Lindjes me krahë dylli nga Kulla gjenoveze e Gallatës ; si ëndrrimtari më realist; po kështu edhe Berati i para treqind vjetëve kishte më zbulohet me kurajo nga aventurieri i shtruar për praninë e 77 vendeve të dëfrimit dhe takimet si nëpër sallone arti të miqve të rëndësishëm të parisë nga mbarë rajoni.
Përmbi dy brigjet e lumit thuhej se kultivohej orizi. Por tryeza e sotme e Mangalemit , dikur shtëpia pritëse e Vrionasve sqimëtarë, më ngjan se paska më shumë mishra dhe kadife.
përmes drejtuesve mikpritës të kuzhinës Jerminel Agalliu dhe Violeta Mio më prezantohet një sfilatë mbi tryezë gatimeve të rënda dhe të lehta duke nisur që nga kukureci artizanal me të brendshme qengji, koleja, tava me barishte dietike dhe në majë të renditjes së tryezës po shndritka tava e pilafit me kaposh deti.
Në fundin e gostisë orientale sharrtuar me shijen vendase, sugjerimet e vizitorëve të shpeshtë nordikë del se finalja sipas maxhordomit apo shambelanit të Mangalemit Neli; ëmbëlsira e reshelise përbëhet nga mishi dhe ka shije hasudeje.
Rrethuar nga qemeret , kaligrafitë, kolonat elegante dhe afresket në xhaminë e Beqarëve dhe Teqen e Halvetive në këtë pjesë të qytetit të vjetër më vjen pak aromë Kostandinopoje. Modeli unik i Portës tek Porta e Pashait më ngjan me portën e Nuriosmanies në qytetin e dyqaneve apo Çarshinë e Mbyllur të Stambollit. Ky vend më shpërfaqi atë dekor të pasur në ornamente e zbukurime dhe pak më tutje shoh rrënojat e ish selamllëkut që nisën të restaurohen për rikthimin në identitet të qytetit të tretë shqiptar të UNESCO-s.
Tek njëra nga katër portat e sarajit të Kurt pashait takoj Dritan Çokun si bashkudhtar dhe dialogues i sinqertë në njohjen me monumentet që m’i zbulon në një tjeter dritë mistike. Sipas tij kujtesa historike përfshin kompleksin monumental të Selamllëkut, Sarajeve të Vrionasve dhe Portës qindra vjeçare të Pashait që njohu vetë Sulejmanin e Madhërishëm. Si piktor amator dhe studjues profesionist Dritani më tregon për shtresëzimet e disa kulturave dhe prijësve të qytetit që kanë manifestuar një mënyrë jetese sa orientale po aq perëndimore për nga kualiteti.
Në zbritje nga Mangalemi, takoj pastiçierin me shpirt artisti dhe këngëtarin e Gorricës, zotin Kozma Picinane. E bukura zbulohet tek legjenda qytetar e shijes, ose Mon Blani. E bardha e shtëpive të Beratit mesjetar, manifestohet më së miri në kremin e ëmbëlsirës që më bëka ta ngjyej gishtin përtej vitrinë së Turizmit të vjetër ku vijon të gatuhet përditë si dikur.
Ajka e qumshtit sipas mjeshtrit pastiçier quhet Merrahja dhe lidhet pandashëm me peisazhin dhe relievin e rajonit Berat- Skrapar -Voskopojë . Voskopoja priste gjithmonë mysafirë nga Berati ndaj ekziston rrugëkalimi Beratit. Edhe Myzeqeja ka marrë emërtesën nga Principata e Muzakajve me qendër në kalane sipër Mangalemit. Në formë të buzëqeshur ëmbëlsira është një tregues i ndikimit që ka patur jo vetëm kuzhina por kultura si qendër qytetare në mbarë rajonin.
Miniatura e Malit të Tomorrit si krahasim dëften se Mon Blani është ëmbëlsira bashkuesë që mbërriti përmes një emigranti nga Franca me përshtatjen e ingredientëve vendas si mareja, sheqeri pudër, gështenjat dhe në vartësi të porosive nga më fantastiket si pureja nga dardha dhe molla. E pyes nëse vihej dikur nga Tirana për një Mon Blan.
Ashik i të ëmblave, Kozmai vlerëson se ka qenë një traditë shumëvjeçare. Dikur turizmi i qytetit ishte qendra për të kaluar fundjavat. Ajka e qumshtit perzihet me te gjitha elementet duke nisur që nga pijet alkolike dhe freskuese. Aroma dhe salca ndryshon të gjitha gjërat. Është një salcë mbretërore. Vjen nje aromë të cilën nuk e kemi prej kohësh. Vetën për kremin vinin nga Korça, Vlora, Saranda dhe Mon Blani ishte nje monedhë këmbimi i shëndetshëm, familjar dhe artistik për nga forma.
Më duket se e bardha të përkëdhel ngado hedh shikimin . Kështu dhe kremi i fustanit të nuseve në fundjavë sikur tretet me zupin e Mon Blanit.
- Kozmai pranon se nuk është thënë asnjëherë në Berat që nuk më pëlqeu Mon Blani. Beratasit nuk i janë larguar me koshiencë, shijes së mirë. Sheqeri është i dobishëm. Biokimia e veçantë shpjegohet se akulloret me ajkë qumshti jane shumë të zgjedhura. Nuk janë më të freskëta ajkat e qumshtit të metropoleve si Londra, Tokio, Nju Jorku apo Stambolli.
Mjeshtri pastiçier pak komik; nuk e percaktoi dot sesa do të kushtonte Mon Blani beratas për turistët. Diti vetëm të thotë që ajka e qumshtit është përdorur edhe nga pijet e luksit si Xhini, Metaxaja , Kampari.
Por, Mon Blani shqiptar bëhet me pure gështenje. Ajka e përdorur tek tortat ; pastat dhe përzierjet me ajkën e qumshtit janë nga më të preferuarat. Salca bën ndryshimin. Ka një mikroflorë te shkëlqyer. Madje deri në vetë fizionominë e shumë beratasve rrezatohet ëmbëlsira e Mon Blanit.
Me këtë pamje e shoh dhe Shën Kozmain e ëmbëlsirave.Ai nuk ndalet të më tregojë se edhe Vlora e pavarsisë kishte si ritual aromën e Mon Blanit. Nga Kuq e Zia e dendur e flamurit; njolla e bardhë të krijon paqe dhe qetësi e harmoni.
Tanimë me shoshitjen e kohrave ai vlerson se beratasit dhe vizitorët u janë larguar shijeve të rënda. Thuhet në revista se ka sheqerna të zgjedhur,por në vetë organizmin njerzor ka një kimi shumë pozitive që e përfton dhe servir këtë lloj sheqeri dhe jo si përshkruhet nga dietologët modern. Nuk kemi sheqer kallami por atë që ka vetë qumshti. Akulloret dhe zupat me ajkë qumshti gjenden edhe në Boston dhe qytetet të tjera të Amerikës. Atje ku ndodhen berates, ndihet dhe prania e merrahjes ose Mon Blanit shqiptar.
Në Majën e Tomorrit shkundim pak kapele bore nga flokët dhe kurora e mirë malore. Nga poshtë mund ta shikosh në nje tjeter dritë që vjen së largmi. këtë prekje paska dhe Mon Blani i përbërë nga veza, mjalti dhe qumshti. E ftohta që të ngroh në një trinom elementesh të rëndsishëm në mire rritjen e njeriut.
Udhëtari i sotshëm ka një motiv për tu ngjitur mbi tastet e kalldrëmeve dhe muzikuar mangalemin deri tek akordi i kështjellës. Më shumë sesa njerëz këtu paska mace të nuancave nga të larmishmet. Mes 200 shtëpive dhe një muzeu të thyer etnografik si dekor filmi pranë njërës nga belvederet, më befason lartësia dhe prania e sigurtë gjatë natës e disa vajzave dhe grave të kalasë buzë rrugës së gurtë që tregtojnë suvenire .
Si pikë mbërritje Kalaja është pak hilanjose mes mendësisë mbizotëruese kapriçoze të njerzve të këtij trualli që nxjerr pareshtur vlera. Perëndimin e diellit e humbet shpejt pa e shijuar, por shikoj foton e gjallë të dritareve-sy të Gorricës përballë. Si mik vizitor tri orësh për një çast prek magjinë jo të fluturimit si Çelebiu që sfidoi kohën me deltaplanin e dyllit, por të ndjerit i pezullt në ajrin e ripërtëritjes nga feminiteti.
nga gazeta AGON 2013.
"Sekreti i fundit në Leskovik" - nga Andi Bica
Qyteti i sazeve të para qindr, gazit të argëtimit dhe festive popullore si dhe pushimit të Sulltanëve dhe parisë së familjeve të shquara në Shqipërinë Juglindore është Leskoviku.Porta lidhëse me Greqinë në ish doganën e tre urave të kujton qendrën rajonale të mijra banorëve ku vihej për tregti nga Konica, Janina e Selaniku në krahun tjetër të kufirit.
Duke ardhur e hyrë në qytet na bashkshoqëruan tingujt e Hafize Leskovikut dhe këngët e dashurive të këtij trualli. Pika e nisjes janë tre rrepet nga të cilët janë vetëm dy në qendrën e qytetit. Rrapi 100 vjecar pranë portretit të rilindasit Jani Vreto është kombinuar më një cezëm të realizuar mjeshtërisht brenda tij nga duhet se nuk mund të shuhet etja madje të dehesh me uje burimi. Mikpritësi i parë është kryebashkiaku dhe gazetari politik I dikurshëm në televisionin e parë privat opozitar Tv Shijaku Fatmir Guda. Fatmir përshëndetje, mirsetëgjejmë në këtë kohë sa të hapur me diell në periferi aq edhe të shpeshtë në mjegull e shira afatshkurtër!
Fatmir Guda shprehet se kjo nuk do të thotë se njerzit nuk janë mikpritës gjithë vizitorët e botës janë të mirpritur. Këtu ku jemi është Cezma e Rrëzës ku është njohur historikisht djali me vajzën, ku dashur pa dashur lidheshin vlerat e vjetra të muzikes, veshjes popullore me gjithshka të mirë të kësaj zone të përmledhur; përfshirë dhe ndonjë bucelë me raki ose verë përzier, pra dashur pa dashur ky vend të thotë mirdita dhe të uron mirseardhjen me atë verë të kulluar dhe atë raki të bekuar.
Të shkon mendja se në këtë burim kanë pirë ujë dhe Faik Konica me Fan Nolin janë të kësaj zone apo jo ?
Patjetër, janë të dy kolonjarë, pavarsisht se djem të cartur të Shqipërisë së vjetër me vlerat e padiskutueshme për vlerat e padiskutueshme që ata kanë dhënë kanë qenë pjesë e cmuar në kujtesën e qytetit.
-Te kjo cezëm a kremtohet thuajse cdo ditë Shën Valentini?
Kryesorja është që dashuria cel ku mundet po ku mund më mirë sesa këtu te kjo cezëm rrëzë atje ku ka lindur kohra, këtu merr burim dashuria atje ku lind jeta.
Atëherë le të shijojmë dhe pak ujë të freskët nga Mali i Melesinit.
Tanimë pas këtij riti të thjeshtë quhesh ” i bekuar”.
Cezma e rrëzës si një faltore e përhershme përfaqson dukurinë e kishës dhe xhamisë në të njëjtin vënd. Ndaj dhe Gudasi si preferon të thirret na zbulon kuptimin e vendit:
Ky këtu është një vend kulti ku në rradhë të parë ndërthuret tradita leskoviqare dhe vendasit e kanë vërtet si një vend të shenjtë. Pas Cezmës së Rrëzës ndodhet mali i Melesinit :
Melesini maja maja
E rreh topi kumbaraja
Është një këngë dedikuar heroit të vitit 1830 Zylyftar Podës.Ai rri si symbol i luftës kundër otomanëvë. Është një nga simbolet e pavarsisë në këtë 100 vjetor për Leskovikun.
Dilni hapni penxherenë vijon një këngë tjetër apo jo?
Këtu edhe Zemrat janë të hapura. Guida e Leskovikut vijon me monopatet që të cojnë në majë të Malit të Melesinit, janë pyjet e mrekullueshme me pisha, bredha e Lajthi nga të cilat ka marrë emrin prej fjalës sllave Lies Vik ose pyll me lajthi. Janë rrugicat tipike me kalldrëm të lagjeve të cilat bashkia i ka rikthyer qytetasve sipas traditës së vjetër. Pra cdo vizitor le ta konsiderojë si një qytet i gurtë.
Për të pushuar në kohën e lirë këtu është mrekullia vetë , jo sepse i takon autoriteteve locale të lëvdojnë vendlindjen por punët që kemi marrë mbi vete për identitetin kulturor na bëjnë të përqendrohemi më tepër te puna.
Duket sikur kohrat na rikthehen. I projektuar nga krijuesi dhe Sulltanët para disa qindra vjetësh si vend pushimi e ruan këtw pamje e cila të fton të shlodhesh në natyrë.
I tillë është Leskoviku për bejlerët dhe agallarët e dikurshëm dhe sot një vend me multiklimë që bima medicinale në të gjitha malet përreth nuk ka turp dhe nuk ngurron të celet për tia zbukuruar vlerat zonës, nuk mund të rri pa folur për vreshtarinë e mrekullueshme të vreshtit të sharrtuar me kultivarë Italian Pino Nero. Por pak kush e di se Leskoviku nuk është vetëm i verës por i rakisë që konkurrojmë me veten jo me Përmetin dhe Skraparin. Kemi llojet e rakive unikale të Moskatit, Perla, Kardinali apo varietet të tjera. Ujrat termale nuk duhen harruar pasi janë të panumërt vizitorët e katër stinëve në llixhat e Sarandoporos…
Në dalje të Leskovikut në fshatin Sotir ndalesa e bukur është ferma e realizuar nga Toni dhe Nida . Këtu rriten në një rezervat peshqit e lumit si trofta dhe mbarshtrohen kuaj dhe buaj me të cilët serviren ushqime të freskëta bio në tryezat e shtëpive të drunjta për vizitorët. Thuajse cdo ditë si një një panair gastronomie miqve u serviren turshitë dhe fërgesat e prodhuara nga Muharremi, lakrorin artizanal në sac, tava e mishit të pjekur të qingjit dhe revania nga duart e amvisave të disa grupmoshave të kësaj shtëpie me oxhak si dhe verërat e shumta të kantinës së vjetër me destinacion eksportin dhe bllokun prej fermentuesit të mocem Ludhi Mici.
Imagjinoni që Zoti është treguar më shumë se Bujar me qytetin e Leskovikut madje ardhja këtu i shijon kujtdo që shkelet me këtë vend të begatë dhe nuk ka shumë nevojë të thuhet me fjalë por kjo ndihet vërtet dhe të bën të jesh si në shtëpinë tënde. Për mua le të quhet një Last Secret apo Sekreti i Fundit për veshët dhe sytë e mbarë vizitorëve dhe vetë Shqipërinë turistike.
Publikuar tek Gazeta Agon
No comments:
Post a Comment