UDHETIM MES PUKES DHE SHEN GJINIT-EPISODI I TRETE
"FARMACIA E NATYRËS NË LUF TË PUKËS."
- nga Andi Bica
Afro 150 kilometra larg Tiranës fshati Kqirë në rrethin e Pukës
ofron një pamje tjetër nga komunat e harruara dhe braktisura nga
papunsia dhe kriza e tokave djerrë.
Në disa vjet banorët kanë arritur të qerasin mijra vizitorë që kalojnë
transit nga Evropa për misionet humanitare dhe turizmin në Alpet e
Shqipërisë. Rastësia mund të jetë jo vetëm mbret por një princeshë si
Elizabeta e ardhur nga Gjermania me një prejardhje fisnike austriake. Në
stilin e veshjes duket si një vizitore e thjeshtë dhe në veprime një
zonjë e apasionuar me bimët natyrore dhe cajrat. Ajo është e befasuar
nga kujdesi dhe meraku i dy organizatorëve famullitarit Italian Dom
Xhovanit dhe kolegut të tij administrator i qendrës humanitare Dodë
Marinaj. Të dy janë realizuesit e kësaj ideje që ka gjeneruar të
ardhura dhe nvetpunsuar shumë familje në fshatin malor. Dom Xhovani
flokverdhë e sykaltër një mesoburrë mikpritës me një shqipe të folur
mirë është prifti katolik që rri veshur civil me këmish dhe pantallona
stofi duke u kujdesur për një proces të gjatë bujqësor dhe ushqimor.
Si një teknolog dhe kimist i suksesshëm me dijet e trashguara nga
shkenca e fretërve katolikë në mbarë Perëndimin ai na zbulon përvojën
pukiane.
-Prej sa kohësh ka nisur ky aktivitet i suksesshëm i banorve të fshatit Kçirë?
Dom Xhovani .-Mirsekeniardhur. Une tash bej 13 vjet qe jam në Shqipëri dhe në Pukë.
Afërsisht krejt kohën e kam kaluar këtu dhe sinqerisht ndihem mjaft I
kënaqur dhe mjaft i lumtur që veproj dhe e realizoj misionin tim në këtë
popull.
Është një popull që meriton kujdes, bashkpunimin, drejtimin me të cilin
mendoj edhe në të ardhmen mund të realizoj dicka të bukur.
-Si arritët ti organizonit gjithë banorët për të vlerësuar atë cfarë kanë dhuratë nga natyra e Pukës?
-Populli i këtij vendi e ka meritën sepse mbas komunizmit edhe me
vështirsi edhe pa përkrahjen e duhur nga ana e shtetit ka mbrojtur e ka
ruajtur tokën që dikur ka qenë e kishës dhe njerzit kanë thënë se i
takon Kishës. Kur kam ardhur këtu ishte viti 99. Mua më kanë dorzuar jo
vetëm një kishë por territorin përreth dhe unë fillova të mendoj si
mund ta përdor për të mirën e këtij populli këtë pasuri që mu dha. Pa
pasur një plan të përcaktuar por duke ndjekur drejtime të ndryshme
gradualisht kemi ndërtuar këtë realitet që pa asnjë krenari shpresoj
mund të jetë interesant edhe për shumë vende dhe situata të tjera.
Njerzit këtu kanë mësuar se nuk duhet të presin ndihmën e dikujt tjetër me dal prej situatave të tyre.
Prej varfërisë, prej halleve, prej vështirsisë që kanë , por duhet të
shfrytzojnë aftësitë që kanë dhe duhet t’i shoqërojnë dhe mundësit që u
jepen në jetë bashkë me këto e kanë me u vënë në lëvizje.
Ne i kemi krijuar mundësinë që gjithshka të marri një drejtim. Një
drejtim me pak mentalitet sipërmarrës dmth nuk prodhojmë dicka që
nesër duke gjetur tregun dhe duke plotësuar të gjitha kërkesat që lidhen
me prodhimet do të gjejnë mbështetjen e atyre që punojnë në këtë zonë
dhe në këtë famulli. Njerzit kanë mësuar edhe se ndihma e dhënë nuk
është vetëm ndihmë për emergjencën por është një ndihmë e vijueshme dhe
është një ndihmë që nxit vënien në punë dhe aftësitë e tyre.
-Cili ka qenë produkti i parë shqiptarë që dha shkëndijën e kësaj ideje?
Në fakt si është për të thënë kur kam ardhur në Shqipëri nuk e kam ditur
se do të merrem edhe me këtë punë. Unë them Zoti porse njerzit thonë
rasti për ata që nuk besojnë. Është dija hyjnore që na orientoi.
Menjëherë mbas luftës së Kosovës , Puka ishte afër. Një komandanti i
KFORI-t na dhanë mbeturinat e kuzhinës që ishin dhe disa derra për tu
rritur. Vetëm e kishim kultivuar dhe vënë në punë tokën që na e dhanë.
Menduam që mund të vejmë dhe aftësitë e njerzve ne lëvizje. Unë vetë jam
nga Veriu i Italisë dhe atje cdo familje prodhon vetë sallameri dhe
përpunon mishin në shtëpi të vetë.Thjesht kam sjellë këtu disa njerëz që
na e kanë mësuar këtë dhe kemi filluar të prodhojmë vetë disa prodhime
që lidhen me këtë sektor.
Nëpërmjet një projekti me Karitasin dioqezian ka filluar edhe kultivimin
e bimëve mjeksore dhe ata që kemi këtu janë disa shembuj me rritjen dhe
përpunimin e bimëve mjeksore dhe të arrijmë të përgatisim cajra të
ndryshme bio për shëndetin e njerëzve. Është një arritje që e kemi
akoma përpara, natyrish nuk është e kryer si punë por jemi në atë rrugë.
-Pra, kemi dhe një parcelë me bimë nga më ftueset?
-Një pjesë janë bimët tradicionale që rriten dhe spontanisht në zonat
pllajore. Falë ndihmës edhe të agronomëve që na kanë drejtuar këtu kemi
dhe barin e bletës, barin e pezmit që përdoret për larjen e lëkurës kur
kemi shqetsim, kemi finokun që përdoret për larjen e këmbëve, këtu kemi
lavandulan që përdoret si caj dhe aromatizues në rafte largon insektet,
kemi dy varietetet e sherebelave dhe e dimë që në Shqipëri kultivohet
prej vitesh. Kemi si qëllim jo vetëm mbledhjen por kultivimin për
konsum. Ja ku kemi dhe lisnan për caj për gripin, ja dhe dy rigonet I
bardhi urigono italisht për pica dhe i kuqi që mblidhet spontanisht që
ne e njohim për antigripin si aj mali.
Lulet e të bardhit kanë qenë mbledhur. Diku më tutje është vendi I
tharjes dhe përpunimit e më vonë kur vjen momenti ambalazhimin e duhur.
-Në pemishte paskemi dhe kivi një cudi shqiptare. Si është rritur edhe këtu?
U bënë disa vite që e kultivojmë dhe nuk pyesin për klimë. Është një
lloj fruit që nuk ka nevojë të konsumohet në afat të shkurtër. Mblidhen
pak para se të fillojë ngrica dimërore. Kur mblidhen ato ruhen në një
vend të freskët edhe për 2-3 deri 4 muaj.
Kur ke nevojë me i përdorë i përzien me nja dy kokrra molle cdo 10
kokrra kiëi dhe molla vetvetiu lëshon një lëng që e bën gati të piqen.
Mund të prodhohet edhe me sasi të mëdha e me I konsumuar në kohën e
duhur.
Shiko kemi dhe surprizën e fundit që nuk duket se sapo e kemi filluar.
Kam dhe poncirius trifoliatus një frut që nuk është akoma në treg. Është
një frut që vjen nga zonat veriore të Amerikës. Sapo ka filluar të
përhapet në Itali. Ne këtu kemi filluar me i mbjellë për me provuar a
bën a s bën për këto zona dhe tia servirim tregut dhe të gjithë atyre që
kanë dëshirën e mirë dhe janë gati me bashkupunuar me ne.
-Dodë me sa shihet këtu është magazina e produkteve natyrore. Cilat janë më të pëlqyerat nga vendasit dhe të huajt?
Lavandula është një bimë mjeksore që rritet në gjithë Shqipërinë madje në zonat fushor më mirë se këtu por nuk është e aplikuar.
E kemi përpunuar dhe kjo është thjesht lulja. Është jashtzakonisht
fantastike për rrugët e frymarrjes dhe me pak qese që e lejojnë ajrin
mundesh me e vendosur në dhomën e gjumit lehtson gjumin dhe mbyt tenjën e
rrobave në vend të kimikateve dhe është parfumi më i mirë e është bio.
Përdoret edhe në formë caji për frymarrjen dhe dhimbjet e kokës.
- Z. Xhovani si funksionon kjo punishte?
Koncepti këtu është vendi për punë ku në një anë është mishi dhe
prodhimet bujqësore me recelrat. Kemi dhe vendin e tharjes në kushtet e
duhura. Kemi dhe bodrumin që në mënyrën e sjellë këtu është dicka e re.
Historikisht mendoj se këtu në Pukë për shkakun e varfërisë njerzit kur
kanë ndërtuar një shtëpi vetëm e kanë ndërtuar shtëpi. Edhe pjesën
nëntoksore nuk e kanë prekur.
Unë vij nga një traditë ku cdo shtëpi ka bodrumin e vet.
Atje ruajnë ushqimet, atje zhvillojnë pjekien e ushqimeve. Këtu I
përsërisim si ajte. Njerzit e kanë vështruar me kujdes dhe kanë menduar
sit a zbatojnë nëpër shtëpitë e tyre. Dhe për mua kjo është një rezultat
mjaft i rëndsishëm.
- Po reçeli i boronicës si pregatitet?
Këtu në këto makineri përpunohen recelrat.është brumatriçja që ndan
lëvoret, farat, tulin nga bërthamat e frutave, është kazani për gatimin
me ujë me avull në mënyre që gatimi që të jetë sa më me kualitet,
është këtu makineria që automatikisht me peshën e duhur mbush kavanozat
dhe atje në fund makineria jep sterilizimin përfundimtar. Kavanozi i
recelit ruhet në cilsinë ushqimore edhe për tre vjet më vonë nga procesi
e garanton edhe përdorimin personal.
Këtu kemi makineritë me punuar mishin me mbushë zorrët për salcice dhe produkte sallamerie.
Jemi në dhomën e proshutave krudo në bodrum. Kofshët e derrit nderen në
cengela dhe qëndrojnë prej tre vjetësh në stazhionim në temperaturën dhe
lagshtirën e duhur.
-Provojme ti lëkundim si ‘‘këmbana” të gustos. Për kë bien këto këmbana proshute Dom Xhovani?
Për të gjithë ata që dëshirojnë të shijojnë një prodhim të ri për
vendin. Mund të krahasohen në shije me disa produkte italiane të njohura
në Kremona që na kanë frymzuar këtë përpunim. Shpresojmë që kumbimi i
tyre të zgjati në kohë.
Duke dalë prej komunës Luf nga rruga e Shkodrës dhe përshkuar
itinerarin e mësuesit të njohur në vitet 30-të si dhe poetit modern
Migjenit, aroma e pishave na fshik flegrat e hundëve me dijet si një
kujtesë e fshirë nga koha.
Nga latinishtja Pukë do të thotë rrugë publike dhe me sa shihet kjo
rrugë tregtare nuk është ndërprerë edhe në shekujt që vijuan deri sot si
para mijra vjetësh, si një qendër e edukimit katolik të rajonit dhe
vendi nga u krijua skulptura më e vjetër me rrëshirën e pishave në
vargmalet të ulëta. Forma e saj të shpie patjetër tek një grua që ndan
ujin dhe bukën e mirë në sofër për miqtë vizitorë.
Gazeta AGON
Sezoni televiziv-2012-13
Programi Arome Shqiperie.
No comments:
Post a Comment